TULIAUTOMOBILE Kërko termin
← Të gjitha shërbimet

AUTO SERVICE TULI / RAHOVEC

DSG dhe mekatronikë

Kontrollojmë kutinë automatike kur vetura dridhet në nisje, godet gjatë ndërrimit ose jep paralajmërim për transmisionin.

Mekatronika dhe pjesët e transmisionit në punëtorinë TULI

Çfarë përfshin shërbimi?

01

Diagnostikim i kutisë

Kontrollojmë si shfaqet simptoma dhe lexojmë të dhënat e transmisionit.

02

Mekatronikë dhe tufa

Sipas simptomës, kontrollojmë funksionimin e mekatronikës dhe të tufave.

03

Mirëmbajtje e transmisionit

Shërbimi i vajit dhe filtrit planifikohet sipas llojit të kutisë.

Çfarë të shënosh në kërkesë

Trego nëse ndodh në nisje, në marsh të caktuar apo kur kutia është e ftohtë ose e ngrohtë.

Hap formularin